Kancelari austriak Kurc: BE ka kthyer vëmendjen tek Ballkani Perëndimor

Kancelari austriak, Sebastijan Kurc, ka përshëndetur kthimin e Ballkanit Perëndimor në qendrën e preokupimeve evropiane dhe ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit në këtë drejtim. Kurc, në fjalimin e tij para deputetëve evropian tha se si austriak është shumë falënderues BE ka kthyer vëmendjen tek Ballkani Perëndimor. “Është shumë e rëndësishme që të kemi shtete të fuqishme në Ballkanin Pereëndimore, ishte shumë e rëndësishme që të zgjidhet kontesti për emrin e Maqedonisë”, ka thënë ai. /SHENJA/