Kamerun-Serbi mbyllet me 6 gola, skuadrat ndajnë pikët

Kamerun-Serbi mbyllet me 6 gola, skuadrat ndajnë pikët

Kamerun-Serbi janë ndarë në “paqe” me barazimin 3-3, duke marrë secila prej dy skuadrave pikën e parë në Kupën e Botës Katar 2022.

Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, me serbët që dominuan minutat e para, megjithatë golin e parë e gjetën kamerunasit që realizuan me Castelletto në minutën e 29’.

Më pas Serbia mori situatën në kontroll dhe barazoi në minutën e 45+1’ me Pavlovic, ndërsa në minutën e 45+3’ Milinkovic-Savic përmbysi rezultatin.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe tre gola të tjerë, Mitrovic e çoi në 1-3 rezultatin në minutën e 53’.

Kameruni reagoi mjaft mirë dhe ngushtoi diferencën me Aboubakar që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 63’. Ndërsa në minutën e 66’ Choupo-Moting do të realizonte golin e barazimit.

Pas këtij takimi Kameruni renditet në vend të tretë të Grupit G me një pikë, ndërsa Serbia në vend të katërt po me një pikë.