Kamenos: Gjithçka që mundemi kundër Marrrëveshjes së Prespës

Kreu i Partisë së Grekëve të Pavarur, Panos Kammenos deklaroi se me të gjitha mënyrat, çka i posedojë në mënyrë kushtetuese, do të luftojë që qeveria të mos fitojë besimin, sepse kjo ka të bëjë me marrëveshjen e Prespës dhe do të bëj gjithçka që marrëveshja të bllokohet.

“Kjo qeveri kërkon votë besimin për Marrëveshjen e Prespës, sipas kësaj kjo qeveri nuk ka besimin tonë. Dhashë Zoti që Tsipras të ndryshonte mendimin, u përpjeka shumë rreth kësaj”, tha Kammenos, dhe shtoi se do të bëjë gjithçka që të bllokojë marrëveshjen e Prespës, ndërsa të dielën do të marrin pjesë në protestën e caktuar në Athinë.

Lideri i “Grekëve të Pavarur” i ka bërë thirrje liderit të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis që ta pranojë kushtin e tij “që të mos ketë asnjë zgjidhje me termin Maqedonia dhe të mos bisedohet për marrëveshje si ajo e marrëveshjes së Prespës me termin Maqedoni”.