Kamenos dëbon ministren nga partia e tij që mbështet Marrëveshjen për Emrin

Kamenos dëbon ministren nga partia e tij që mbështet Marrëveshjen për Emrin

Pas njoftimit të ministres të Turizmit të Greqisë, Elena Kountoura se ajo e mbështetë qeverinë greke për çështjen e emrit, kreu i Grekëve të Pavarur  Panos Kamenos, nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Twitter ka njoftuar se Kundura do të largohet nga grupi parlamentar i Grekëve të Pavarur.

“Zonja, nëpërmjet një deklarate zyrtare, vendosi të zëvendësojë zërin e saj pëe emrin me karrigen ministrore. Që tani e tutje ajo le ta ndjekë rrugën e vet”, ka shkruar Kamenos.  /SHENJA/