Kamçev paraqitet në burgun e Strugës për të mbajtur dënimin

Kamçev paraqitet në burgun e Strugës për të mbajtur dënimin

Biznesmeni i dënuar Orce Kamçev është paraqitur mbrëmë me letërnjoftim në burgun e Strugës, ku duhet të vuajë dënimin me burg për rastin “Perandoria”, pas marrëveshjes me prokurorinë.

Ai ka paguar rreth 5 milionë euro për evazion fiskal dhe ka marrë një vit burg, por do ta bëjë burgun në repartin e hapur në burgun e Strugës, ku të dënuarit vetëm flenë gjumë.

Ai në muajin maj e ndërroi adresën e vendbanimit, nga Shkupi në Ohër dhe në vend të Shutkës burgun do e bëjë në Strugë.

Kamçev duhet të vuajë rreth 7 muaj burgim.