` . KAM Market: Deklaratë për opinionin publik dhe konsumatorët - TV SHENJA

KAM Market: Deklaratë për opinionin publik dhe konsumatorët

Me rastin e informatave të publikuara në rrjetet sociale dhe mediumet për gjetje të njëfarë trupi të huaj në produktin e ngrirë me prejardhje nga jashtë vendit, kompanija KAM i drejtohet opinionit publik dhe të gjithë konsumatorëve  lojal të sajë me njoftimin si në në vijim:

Kompania KAM e cila besimin ndaj saj e ka ndërtuar me dedikim të plotë për më tepër se dy dekada tek konsumatorët vendor dhe ata në regjion, bashkëpunon vetëm me prodhues të produkteve ushqimore dhe distributor nga vendi dhe të huaj, të cilët i posedojnë standarded bashkëkohore për cilësi siç janë IFS, HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000. Duke u bazuar në këtë, sektori ynë për kontroll të cilësisë në kuadër të kompanisë sonë në vazhdimësi bën kontrollin e regullsisë së produkteve, lëvizjen (rrjedhën) e produkteve, zinxhirin e regjimit të ftohjes edhe atë shumëfish më tepër se sa është e paraparë me ligj. I tillë është edhe rasti me prodhuesin në fjalë i cili në tremujorin e kaluar të këtij viti është kontrolluar 3 (tre) herë.

Shpejt pas shpalljes së informatës, në pajtim me procedurat e kompanisë, ligjet dhe standardet në fuqi në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të saj, kompanija KAM menjëherë ka filluar procedurën për hetim dhe ndriçim të rastit, ndërsa produktin në fjalë e ka terhjekur nga të gjitha marketet deri në përfundim të rastit me vendim përkatës nga ana e inspekcioneve përgjegjëse.

Kompanija KAM me këtë rast menjëherë iu drejtua prodhuesit i cili gjithashtu është cak i kontrolleve të vazhdueshme nga ana e shërbimeve nacionale për regullsinë e produkteve ushqimore në Republikën e Serbisë dhe prodhon në pajtim me standarded e lartpërmendura për mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

Kompanija KAM, pas komunikimit me prodhuesin me renome të prodhimeve të ngrira, u informua që duke marrë parrasyshë sistemet Evropiane të kontrollit,  është thjeshtë e pamundëshme që të vijë deri një kontaminim i tillë, duke pasur parrasyshë kontrollin e rreptë të procesit të prodhimit, ndaj mbetet i hapur për një hulumtim zyrtar të bazuar në dokumentet nga organet inspektuese përgjegjëse në vendin tonë.

Në këtë drejtim, me qëllim të dokumentimit cilësor dhe përpunimit profesional të këtij rasti, KAM iu bën thirrje të gjitha shërbimeve inspektuese pergjegjëse që ta faktojnë informacionin dhe në mënyrë transparente, në interest ë së vërtetës, rastin ta hetojnë deri në fund.

Pas vërtetimit të gjendjes faktike do të mund të ndërmeren masat e duhura ligjore me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, mbrojtjes së interesit të konsumatorëve por  edhe të interesave të kompanive të tanguara, dhe para së gjithash, të ruhet besimi i krijuar ndaj marketeve të kompanisë sonë.