Kaluan 78 vjet nga gjenocidi, mos ta harrojmë Çamërinë (VIDEO)

Kaluan 78 vjet nga gjenocidi, mos ta harrojmë Çamërinë (VIDEO)

Më 27 Qershor të këtij viti bëhen plot 78 vjet nga gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, edhe pse masakrat dhe internimi i shqiptarëve kishte filluar shumë më herët. Me rënien e Perandorisë Osmane në vitin 1912, filluan edhe luftërat Ballkanike, dhe menjëherë në vitin 1913 filloi fushata greke për spastrim etnik të Çamërisë.

Internimi dhe spastrimi etnik, i paparë më herët vazhdoi në mënyrë sistematike, deri në Luftën e Dytë Botërore, kur deri në tetor 1944 u spastrua etnikisht një popullatë prej 35000 banorësh. Të gjithë shqiptarët muslimanë që atë kohë përbënin shumicën e popullatës çame, u masakruan dhe u internuan nga vendi i tyre, duke ua konfiskuar gjithë pasurinë, përfshirë edhe tokat, ndërsa shqiptarët ortodoksë iu nënshtruan asimilimit me dhunë.

Intervistë me historianin Arben Llalla