Kaleska Vnaçeva: VMRO t’u kërkojë falje qytetarëve për gënjeshtrat

Kaleska Vnaçeva: VMRO t’u kërkojë falje qytetarëve për gënjeshtrat

Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vnaçeva tha se sot është dita kur të gjitha gënjeshtrat dhe manipulimet e VMRO-DPMNE-së kanë rënë në ujë. Sot është dita kur VMRO-DPMNE duhet që përfundimisht t’u kërkojë falje qytetarët për gënjeshtrat e tyre.

“Sot në Kuvendin maqedonas Ursula Fond der Lajen e tha në mënyrë të qartë se nuk ka dyshime se gjuha maqedonase është gjuha e jonë, e pastër dhe e mbrojtur. Është gënjeshtër se gjuha maqedonase do të jetë në dijalekt bullgar. Është gënjeshtër që maqedonasit do ta humbin identitetin e tyre në kuadër të këtij propozimi. Ne jemi maqedonas ma gjuhën tonë maqedonase dhe kështu do të mbetemi edhe kur të hyjmë në BE”, u shpreh Vnaçeva /SHENJA/