Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga shpërthimi i cisternës së gazit në Afrikën e Jugut

Autoritetet e Afrikës së Jugut kanë përditësuar në 18 numrin e viktimave nga shpërthimi i cisternës së gazit të së shtunës pranë Johanesburgut .
Fillimisht, autoritetet kishin njoftuar 10 vdekje, të përditësuar në 15 të dielën.
Nga 18 viktimat e njoftuara të hënën, gjysma ishin punonjës që punonin në Spitalin Tambo Memorial, i cili pësoi dëme të mëdha për shkak të shpërthimit.
Djegie të rënda kanë pësuar edhe 37 persona në spital.
Imazhet e postuara në rrjetet sociale treguan një top zjarri të madh nën urë.
Cisterna, e cila me sa duket ishte shumë e lartë për t’u futur nën urë, ishte e mbushur me 60,000 litra gaz LPG .