Ka penguar zjarrfikësit duke ja shpëtuar shtëpinë nga zjarri, arrestohet shkupjani

Ka penguar zjarrfikësit duke ja shpëtuar shtëpinë nga zjarri, arrestohet shkupjani

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka shpërthyer zjarri në një shtëpi në Aerodrom. Nga policia informojnë se pronari i shtëpisë është arrestuar ngase ka qenë në gjendje të alkoolizuar dhe ka penguar zjarrfikësit.
“Më 16.01.2019 rreth orës 20.30 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin ‘Brigada e 3 e Maqedonisë’ në Shkup, ka shpërthyer zjarr në shtëpinë e O.E (62) nga Shkupi. Për shkak se pronari, i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ka penguar punën e Njësitit të zjarrfikësve është arrestuar në Stacionin Policor Aerodrom. Hetim në vendngjarje do të bëhet gjatë ditës”, kanë bërë të ditur nga MPB. /SHENJA/