Ka filluar protesta kundër propozimit francez

Ka filluar protesta kundër propozimit francez

Qytetarët dal ngadalë kanë filluar të mblidhen para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të protestuar kundër propozimit francez, shkruan SHENJA.
Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjajshme: “Vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje që të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre, thotë “Ulitmatum, JO faleminderit”.
Protesta fillon para Qeverisë, më pas para Ministrisë së Drejtësisë dhe në fund mbaron para Kuvendit.