Juventusi me fitore bindëse ndaj Lazios

Juventusi me fitore bindëse ndaj Lazios

Juventusi ka shënuar fitore bindëse ndaj Lazios. Të dielën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 15-të të Serie A, Juve fitoi 3:0 ndaj Lazios.
Moise Kean ishte më meritori për fitoren. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 43-të dhe për 2:0 në minutën e 54-t. Fare në fund, në minutën e 89-të, Arkadiusz Milik shënoi për rezultatin 3:0.

Me fitore, Juventusi është ngritur në vendin e tretë. I ka 31 pikë, dhjetë më pak se Napoli që udhëheqë. Lazio ka rënë në vendin e katërt me 30 pikë.