Juventusi “lan duart” me Ligën e Kampionëve, Milani mposht Dinamo Zagrebin

Juventusi “lan duart” me Ligën e Kampionëve, Milani mposht Dinamo Zagrebin

Leipzig i jep fund pathyeshmërisë së Real Madrid në këtë sezon teksa i mposhti spanjollët në shtëpi me rezultatin 3-2. Vendasit e nisën në mënyrën e duhur ndeshjen dhe shënuan dy herë brenda pesë minutave me anë të Gvardiol dhe Nkunku. Në fundn e pjesës së parë, Vinicius Junior shkurtoi diferencat, mirëpo në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti nuk patën energjinë e duhur për të barazuar, por pësuan sërish. Timo Werner i ndëshkoi për herë të tretë në minutën e 81-të ndërsa Rodrygo shënoi me 11-metërsh, por goli shërbeu sa për statistikë. Pas këtij rezultati, spanjollët mbeten në vend të parë me 10 pikë të ndjekur nga Leipzig me nëntë pikë ndërsa Shakhtar Donetsk dhe Celtic (ndeshja mes tyre u mbyll 1-1) renditen respektivisht në vend të tretë dhe katërt me gjashtë dhe dy pikë.

Portugezët u treguan të pamëshirshëm dhe tre gola i realizuan në pjesën e parë, barazimi i përkohëshëm nga Vlahovic ishte vetëm një iluzion. Në pjesën e dytë, Juventus shënoi dy gola brenda tre minutave me Milik dhe Mckennie, megjithatë në fund nuk ndryshoi asgjë dhe golat shërbyen sa për statistikë. Italianët tashmë janë të eliminuar zyrtarisht nga Champions League duke zhvilluar një nga fushatat europiane më të dobëta në histori. Nga ana tjetër, Benfica gjithashtu është me 11 pikë, ndërsa Juventus mbetet në vendin e tretë me tre pikë, po aq sa Maccabi Haifa e vendit të fundit.

Nga ana tjetër, Milan mori një fitore tejet të rëndësishme në Zagreb përballë Dinamos teksa triumfoi me shifrat 0-4. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli shënuan me anë të Gabbias në pjesën e parë, ndërsa golat e Leaos dhe Giroud në fraksionin e dytë gargantuan qetësi. Pas këtij trepikëshi, italianët ngjiten në vendin e dytë të Grupit E me shtatë pikë, teksa grupi udhëhiqet nga Chelsea me 10 pikë, ndërsa në vend të tretë është Salburg me gjashtë e më pas Dinamo Zagrebit me katër.