Juventusi fiton Superkupën e Italisë (VIDEO)

Skuadra e Juventusit ka fituar trofeun e Superkupës së Italisë, pasi në Arabinë Saudite mposhti Milanin me rezultat të ngushtë 1:0.
Takimi u vendos nga Kristiano Ronaldo që realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 61-të, pasi mori një krosim të bukur nga Pjaniq.
Të përzgjedhurit e Gatusos u munduan që të barazojnë rezultatin, por nuk arritën, ndërsa nga minuta e 73-të kuqezinjtë luajtën me një lojtar më pak, pasi Kesi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër që bëri ndaj Pjaniq.
Pas këtij triumfi, Juventusi bën përvete edhe trofeun e 7-të të Superkupës po aq sa ka edhe Milani në këtë kompeticion.
Aziz Sahiti /SHENJA/