Juventusi feston pas 6 muajsh në “transfertë”, fitorja në derbi qetëson Allegrin

Juventusi feston pas 6 muajsh në “transfertë”, fitorja në derbi qetëson Allegrin

Fitorja në derbi është gjithmonë e rëndësishme, sidomos nëse vjen pas një periudhë të vështirë të mbushur plot kritika. Juventusi fitoi 0-1 ndaj Torinos falë golit të Dusan Vlahovic 16 minuta përpara fundit të takimit.

Sulmuesi 22-vjeçar devijoi një top në shtyllën e dytë pas goditjes me kokë të brazilianit Danilo dhe nisi festën me shokët e skuadrës. Bardhezinjtë menaxhuan minutat e mbetura, duke u rikthyer te suksesi në Serie A pas humbjes ndaj Milanit.

Fitore tepër e rëndësishme për Juventusin dhe çlirim për trajnerin Max Allegri. Me triumfin e sotëm, rekordmenët e futbollit italian janë ngjitur përkohësisht në vendin e shtatë në kampionatin italian me 16 pikë.

“Zonja” nuk fitonte një ndeshje në transfertë që nga 25 prilli, datë kur siguroheshin pikët maksimale pas triumfit 1-2 në Sassuolo (Raspadori / Dybala, Moise Kean). Juventusi rikthehet të festojë një ndeshje jashtë fushë, që gjithsesi u luajt në Torino.