Juncker ndjen keqardhje për rezultatin e votimit të Brexitit

Kryetari i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka përcjellë me keqardhje rezultatet e votimit të Brexitit.

Përmes një reagimi të tij në Twitter, Juncker apelon te Britania e Madhe, që ta jetësojë atë që ka në plan ta bëjë së shpejti.

“Me keqardhje kam vërejtur rezultatin e votimit të Dhomës së Përfaqësuesve në Britani sa i përket Brexitit. I bëj thirrje Britanisë së Madhe të qartësojë planet e saj sa më parë të jetë e mundur. Koha po ikën shpejt. #Brexit”, shkruan Juncker.