Jep dorëheqje nga Pentagoni një tjetër zyrtar i lartë

Kevin Sweeney, shef i stafit të Departamentit të Mbrojtjes në SHBA, ka dhënë dorëheqje, një muaj pasi njoftoi largimin Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis.

Në një njoftim për media, Sweeney ka thënë se “është koha e duhur që ai të kthehet në sektorin privat”.

Ai është tash zyrtari i tretë i Pentagonit që jep dorëheqje që kur presidenti Donald Trump kërkoi largimin e forcave të SHBA-së nga Siria.

Sweeney kishte mbajtur këtë pozitë qe dy vjet, nga janari i vitit 2017.

Në letrën e dorëheqjes, ai është shprehur se ishte i nderuar që ka shërbyer përkrah kolegëve të tij në departament, por nuk ka përmendur fare Trumpin.