“Jeni një turp”, Ministria e Jashtme bullgare i përgjigjet Edi Ramës: Mbani gojën, jeni politikan

“Jeni një turp”, Ministria e Jashtme bullgare i përgjigjet Edi Ramës: Mbani gojën, jeni politikan

Ministria e Jashtme Bullgare ka reaguar ashpër lidhur me deklarata e kryeministrit Rama ditën e djeshme në Samit.

Ky i fundit i quajti “një turp” për sa i përket qëndrimit në lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Madje Rama theksoi dje se Bullgaria po mban peng 2 vende të NATO-s.

Në reagimin e ministrisë së Jashtme thuhet se presin që kryeministri të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse dhe të flasë me një gjuhë që i përshtatet një politikani.
Reagimi: Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të BE-së që mbështesin identitetin evropian të popullit shqiptar. U ngritëm për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE atëherë kur ishte shumë më e vështirë se sot. Gjatë viteve, nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne ende qëndrojmë për të sot, pavarësisht gjithçkaje, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Si përgjigje, jo për herë të parë, kemi dëgjuar kualifikime të rënda të pa sfiduara, fyese nga një kryetar qeverie. Bile hedhjet në një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga karakteristikat e karakterit dhe mungesa e aftësive komunikuese evropiane.
Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani nga një vend kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë nivel, më shumë se çdo gjë tjetër, ne insistojmë të ruajmë një ton të mirë komunikimi. Në këtë nivel, gjithmonë është dëshmuar nga ana jonë i gjithë respekti që kërkon pozita përgjegjëse dhe niveli i marrëdhënieve ndërshtetërore. Kemi një të ardhme të përbashkët përpara me Shqipërinë. Politikanët po ikin. Kombet po qëndrojnë. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët që nuk duhet të pengohet nga gjykimi i keq i një politikani. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes vendeve të mbahen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar.