“Jemi gati për t’ju ndihmuar”, Evropa gjen një tjetër aleat në lehtësimin e krizës energjetike

“Jemi gati për t’ju ndihmuar”, Evropa gjen një tjetër aleat në lehtësimin e krizës energjetike

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka shprehur gatishmërinë e tij për të ofruar burime energjetike për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pretenduar se një krizë në furnizimin me gaz dhe naftë gjatë dimrit mund të jetë “tragjike”.

“Tani po vjen dimri, ka një krizë në furnizimin me gaz dhe naftë. Një krizë që mund të jetë tragjike dhe i them Evropës dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, se Venezuela është këtu për t’ju ndihmuar”, tha Maduro gjatë një vizite në një kompleks petrokimik në veri të Venezuelës.

Maduro ka theksuar se vendi i tij “do të jetë gjithmonë gati” për të “stabilizuar botën dhe për të ndihmuar këdo që ka nevojë për ndihmë”. Gjithashtu, ai theksoi se vendi i Amerikës Latine është “i gatshëm dhe i përgatitur” për të eksportuar lëndët djegëse fosile “në të gjitha tregjet që janë të nevojshme”.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po mendon prej muajsh një reduktim të mundshëm të sanksioneve kundër Venezuelës që do t’i mundësonte këtij vendi, ndër të tjera, të prodhojë më shumë naftë dhe ta shesë atë në tregun ndërkombëtar, me objektivin indirekt për të izoluar më tej Rusinë, pas ofensivës ushtarake të nisur në Ukrainë.