` . Jeff Bezos dhe ekuipazhi i Blue Origin kthehen në tokë, pas “udhëtimit historik për në hapësirë” - TV SHENJA

Jeff Bezos dhe ekuipazhi i Blue Origin kthehen në tokë, pas “udhëtimit historik për në hapësirë”

Jeff Bezos dhe ekuipazhi i Blue Origin tanimë janë kthyer në tokë, pas një “udhëtimi historik për në hapësirë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kapsula e ekuipazhit sapo zbriti, duke nxitur një re të madhe pluhuri shkretëtire.

Para se të “godiste në tokë”, kapsula përdor atë që quhet “sistem retrrotrusti”, i cili krijon një jastëk ajri nën automjetin për të mbështetur më tej në ulje.

Pasi u ul në mënyrë të sigurt përsëri në Tokë, Jeff Bezos mund të dëgjohej duke thënë brenda kapsulës se ishte “dita më e mirë ndonjëherë” në përgjigjen e tij të kontrollit të statusit të astronautit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai i tha pilotes 82-vjeçare Wally Funk se udhëtimi ishte “i pabesueshëm”, dhe ajo u përgjigj “ishte!”

Vëllai i Jeff Bezos, Mark Bezos, tha “Unë jam jashtëzakonisht mirë” pas uljes.