Java nis me një lajm të keq për shoferët, sërish shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Java nis me një lajm të keq për shoferët, sërish shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se në mbledhjen e sotme ka vendosur që pas mesnate të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, informon SHENJA.
Sipas vendimit të ri, çmimet e EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen për 1.50 denarë për litër, ndërsa EURODIZEL shtrenjtohen për 3,00 denarë për litër.
Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit janë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 111,50 (denarë/litër) –
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 113,50 (denarë/litër) –
Dizel motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 107,50 (denarë/litër) –
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 105,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 56,317 (denarë/kilogram)