` . jatë protestave të dhunshme në Meksikë, demonstruesit i vënë zjarrin një polici (VIDEO) - TV-SHENJA

jatë protestave të dhunshme në Meksikë, demonstruesit i vënë zjarrin një polici (VIDEO)

Gjatë protestave të organizuara në qytetin meksikan Guadalajar ka ardhur deri te një incident – ku i është vënë zjarri një zyrtari policor.

Në Meksikë janë duke u organizuar protesta tash e disa ditë për shkak të brutalitetit dhe vdekjes së një të riu, që ndërroi jetë derisa policia po e arrestonte – rast i ngjashëm me atë të George Floyd në SHBA, transmeton Telegrafi.

Protestat u organizuan pasi që Giovani Lopez u arrestua sepse nuk barte maskë mbrojtëse, kurse policët e kishin rrahur për vdekje.

Videoja që qarkullon në rrjete sociale shfaq një grup policësh me motoçikleta, ku në një momentin një person i maskuar i derdh shishen me benzinë në shpinën e një zyrtari policor, të cilit më pas i vë flakën.

Për fat të mirë ishin kolegët tjerë që reaguan me kohë për t’i ndalë në ndihëm duke ia fikur zjarrin. Raportohet se ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.