Jasin Lama shënon fitoren e dytë në boksin profesionist

Jasin Lama shënon fitoren e dytë në boksin profesionist

Ashtu siç ka shkëlqyer në boksin amator, ashtu është duke shkëlqyer edhe në meçet e para në boksin profesionist. Bëhet fjalë për boksierin shkupjan Jasin Lamën i cili sonte shënoi fitore në meçin e dytë në boksin profesionist duke mundur me nokaut boksierin hungarez Gyula Rozsas.

Lama dominoi gjatë gjithë kohës dominoi meçin, duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit të tij.

Kujtojmë që më 30 korrik Lama regjistroi fitoren në meçin debutues në boksin profesionist duke mposhtur bullgarin Samuil Dimitrov me nokaut. /SHENJA/