Japonia shënon rënie të dukshme të duhanpirësve

Japonia shënon rënie të dukshme të duhanpirësve

Numri i duhanpirësve në Japoni është zvogëluar dukshëm në vitet e fundit flasin të dhënat e reja të publikuara, raporton AA.

Kombi nga Lindja e Largët, i njohur botërisht për ndërgjegjësimin e qytetarëve për shëndetin, flet për shifra të përgjysmuara të duhanpirësve të moshave 20 vjeç e lart në vitin 2018.

Shkalla e pirjes së duhanit në Japoni aktualisht është 17.9 për qind nga 36 sa ishte në vitin 1989, shkroi Japan Times të martën.

Grupet të cilat janë avokatë të mos prirjes së duhanit, besojnë se rënia është rezultat i rritjes së vetëdijes për shëndetin, popullsia në plakje, rregulloret më të ashpra për pirjen e duhanit si dhe çmimet më të larta të cigareve, që janë kryesisht nga shkaku i rritjes së taksave.

Japonia vazhdimisht regjistron rënie të shkallës së pirjes së duhanit, kulmi më i lartë i të cilës është regjistruar në vitin 1966, 49.4 për qind.

Fillimisht ndalesat u zbatuan nga departamenti i hekurudhave në vitin 1987, pasuar nga aeroportet në vitin 1999.

Korrikun e kaluar qeveria japoneze miratoi një ligj i cili ndalon pirjen e duhanit në të gjitha ndërtesat shkollore, spitalet dhe organet qeveritare.

Që nga 1 prilli i vitit 2020, pirja e duhanit do të jetë e ndaluar në të gjitha objektet, përfshirë zyrat, restorantet dhe lobit e hoteleve, por do të ketë dhoma të veçanta për pirjen e duhanit.

Masa thuhet se është pranuar mirë nga qytetarët, ndonëse disa thonë se mundet akoma më shumë.