Japoni, dy të vdekur nga tajfuni i fuqishëm Nanmadol

Japoni, dy të vdekur nga tajfuni i fuqishëm Nanmadol

Si pasojë e tajfunit Nanmadol, dy persona kanë humbur jetën në Japoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka lëshuar paralajmërime për shkak të tajfunit Nanmadol që goditi rajonin Kyushu, në jug të vendit.

Nanmadol është tajfuni i 14-të që godet Japoninë këtë vit dhe solli reshje të mëdha shiu në disa pjesë të vendit.

Dy persona humbën jetën në Miyazaki dhe një person u zhduk në Hiroshima. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut janë lënduar 151 persona.

Më shumë se 350 mijë familje mbetën pa energji elektrike.

Paralajmërimi i djeshëm, nga niveli më i lartë u ul në nivelin katër.

Autoritetet kanë kërkuar evakuimin e rreth 9 milionë banorëve.