Japin dorëheqje drejtorët e “Parkingu i Qytetit” dhe deponisë “Drislla”

Japin dorëheqje drejtorët e “Parkingu i Qytetit” dhe deponisë “Drislla”

Bojan Hristovski ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga funksioni ushtrues detyre, drejtor i N.P. “Parkingu i Qytetit”.

“Për shkak të mosinteresimit të personit të parë të qytetit për nevojat e Shkupit dhe parkingjeve të qytetit, si dhe për shkak të zvogëlimit drastik të mbështetjes së projekteve që sot po i realizojmë me mjetet tona, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të N.P. “Parkingu i Qytetit”, ka shkruar mes tjerash Hristovski.

Dorëheqje ka dhënë edhe drejtori i deponisë “Drislla” Jane Micevski. Ky i fundit me anë të njoftimi në facebook tha se nuk ka patur fare koordinim me kryetaren e Shkupit.