Jankullovska – Gruevskit: E ke të leht ti 800 km nga Maqedonia të na tregosh se ç’duhet bërë

Jankullovska – Gruevskit: E ke të leht ti 800 km nga Maqedonia të na tregosh se ç’duhet bërë

Porosisë së ish kryeministrit Gruevski drejtuar deputetëve që të mos i votojnë ndryshimet kushtetuese, i është përgjigjur ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska. Ajo në profilin e saj në Facebook e ka kritikuar Gruevskin, duke i thënë se është shumë e lehtë përmes rrjeteve sociale dhe nga largësia prej 800 kilometrave nga Maqedonia, të inkurajojë deputetët të mos votojnë ndryshimet kushtetuese, njofton SHENJA.

Ky është statusi i Jankullovskës në Facebook:

“Kur je larg nga problemet, 800 kilometra nga Maqedonia është lehtë në rrjetet sociale të tregosh se çka është e lehtë e çka jo, duke u amnistuar nga të gjitha vendimet problematike për të cilat dikush tjetër është gjithmonë përgjegjës dhe duke injoruar realitetin që Maqedonia është atje ku është sot, ndër të tjera, për shkak të shanseve të shumta të humbura në të kaluarën”.