` . Janeva dhe Boki 13 mbeten në paraburgim - TV-SHENJA

Janeva dhe Boki 13 mbeten në paraburgim

Gjykata Penale e Shkupit i refuzoi si të pabaza kërkesat për shfuqizimin e masës së paraburgimit për ish-prokuroren speciale Katica Janeva dhe për Bojan Jovanovski-Boki 13, të dyshuar në rastin “Reket”.
“Këshilli penal në Sektorin për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale të Shkupit, duke vepruar mbi propozimet e të akuzuarve K.J dhe B.J të dorëzuara nga mbrojtësit e tyre, për shfuqizimin e masës së paraburgimit e caktuar me vendim të gjykatësve nga procedura paraprake, duke i vlerësuar faktet dhe rrethanat në propozimet solli vendim me çka: Propozimi për të akuzuarën K.J për shfuqizimin e masës së paraburgimit caktuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, ndërsa e vazhduar me vendim të Këshillit penal, për shkak të arsyeve të parapara në nenin 165, paragrafi 1, pika 1 nga Kodi Penal, me pranimin e garancisë apo caktimin e masës së kujdesit – refuzohet si e pabazë. Propozimi për të akuzuarin B.J për shfuqizimin e masës së paraburgimit e caktuar me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, dhe e vazhduar me vendimin e Këshillit penal, për zëvendësim me masa më të buta të kujdesit – refuzohet si e pa bazë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale të Shkupit.
Kundër këtyre vendimeve, siç thuhet në kumtesë, palët kanë të drejtë të ankimimit në afat prej tre ditëve para Gjykatës së Apelit në Shkup.