` . Janë sanuar dëmet nga moti i keq në Shkup - TV-SHENJA

Janë sanuar dëmet nga moti i keq në Shkup

Deri në orët e hershme të mëngjesit, ekipet e Qytetit të Shkupit i kanë sanuar dëmet e shkaktuara nga era, e cila mbrëmë ka fryrë me shpejtësi prej 70 kilometrave në orë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili dje në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi për sanimin e dëmeve, mëngjesin e sotëm shprehu mirënjohje deri te shërbimet e qytetit.

“Falënderim i madh deri te shërbimet e qytetit, të cilët të palodhur punuan deri në orët e hershme të mëngjesit, me qëllim që të mënjanohen pengesat nga rrugët e Shkupit. Krenohem me Ju njerëz të mirë”!!!, shkroi Shilegov.

Më e goditur ishte Komuna Karposh ku ka pasur pemë të çrrënjosura dhe konstruksione të çatisë në disa ndërtesa. Në terren ka qenë edhe kryetari i komunës, Stefan Bogoev.