Ja pse duhet të dënohen krimet e komunizmit

Ja pse duhet të dënohen krimet e komunizmit

Krimet e kryera nga regjimet komuniste janë të llahtarshme në përgjithësi. Edhe krimet e kryera në ish Jugosllavi, nga regjimi komunist dhe të urdhëruara nga lideri komunist JosipBrozTito, janë të lemerishme.

Shkruan: Milazim KRASNIQI, Prishtinë

Nuk duhet të vihet në diskutim nevoja që të dënohen krimet e komunizmit, sepse pa dënimin adekuat të atyre krimeve, kombi ynë nuk do të gjejë kurrë paqen me veten.Sa u përket standardeve dhe procedurave tëdënimit të krimeve të komunizmit, ato duhet të jenëtë pajtueshme me standardet dhe procedurat që janë ndjekur në ish shtetet komuniste tëEuropës Qendrore e Lindore, të cilat tashmë janë shtete mirëfilli demokratike. Procedurat politike dhe ligjore që kanë përdorur Çekia, Hungaria, Polonia dhe Gjermania (për ish Gjermaninë Demokratike) duhet të studiohen e tëmirren ato standardeqë i përshtaten më shumë përvojës sonë me krimet e komunizmit dhe gjendjes specifike të shoqërisë sonë, si shoqëri e dalë jo vetëm nga regjimi komunist, po edhe nga okupimi dhe nga një luftëme elemente tipike tëspastrimit etnik dhe tëgjenocidit. Mund të merren modelet me të buta, mjafton që ato modele t’i adresojnë në mënyrën e duhur krimet e komunizmit dhe të krijojnë premisat për rehabilitimin e viktimave dhe për pajtimin e shoqërisë.

Krimet e komunizmit e kanë përgatitur edhe ambientin për gjenocidin e viteve 1998/1999

Nga ky aspekt shoqëria jonë, para se të fokusohet në njëproces pajtimi ndërmjet shqiptarëve e serbëve, për armiqësitë e luftës së fundit (1998/1999) duhet ta lëvizë përpara procesin e pajtimit për periudhën e komunizmit. Pa u kryer procesi i dënimit të krimeve të komunizmit dhe rehabilitimi i viktimave të tij, pajtimi ndërmjet shqiptarëve e serbëve pas luftës së fundit (1998/1999) është i parealizueshëm, sepse krimet e komunizmit e kanë përgatitur edhe ambientin për gjenocidin e viteve 1998/1999.Me dënimin e krimeve të komunizmit, i cili filloi me gjenocid kundër shqiptarëve (1945) dhe përfundoi me gjenocid (1998/1999) lehtësohet edhe procesi i pajtimit ndëretnik, sepse një pjesë e kriminelëve e marrin dënimin në këtë proces, gjë që mund ta lehtësojë pastaj procesin e pajtimit shqiptaro-serb.

Dënimi i krimeve të komunizmit gjithsesi parakupton që në këtë proces përjashtohet revanshi, hakmarrja.Dënimet e tyre nuk duhet tëpenalizojnë me asgjë pasardhësit. Kjo është shumë me rëndësi, sepse pa ua hequr ndjenjën e frikës pasardhësve të kriminelëve komunistë, do të jetë e vështirë të krijohet ambient i përshtatshëm politik e shoqëror, për ta shtyrëpërpara këtë proces. Pasardhësit e jo pak komunistëve qëkanë kryer krime, nga frika e revanshit dhe e hakmarrjes, ka rrezik që tashmë janëbarrikaduar në istikame, për të mbrojtur veten e tyre, duke mbrojtur krimet e baballarëve e gjyshërve të tyre.Edhe kërkesa e grupit të akademikëve qëFadil Hoxha të shpallej “Nderi i Kombit”,është pjesë e këtij barrikadimi. Pse? Ata llogarisin se mund të mbrojnë më mirë privilegjet që kanë trashëguar, nëse krijojnë diga mbrojtëse me çmime e përmendore për Fadil Hoxhën e krerët e tjerë komunistë.Pra, edhe me kërkesën qëçmimi “Nderi i Kombit” t’i jepej Fadil Hoxhës, synohej të krijohej një ombrellë siguruese për pasardhësit/pasuesit ideologjikë tëtyre. Nëse Fadil Hoxha dhe bashibozukët e tij do të shpalleshin nderi i kombit, nëse do t’u ngriheshin përmendore, kjo do të thoshte se figurat dhe vepra e tyre vlerësohen e, rrjedhimisht, kjo do të kishte ndikim direkt edhe në pozitën shoqërore të pasardhësve të tyre. (Në këtëaspekt,ndoshta edhe do të mund të rivalizonin për kontribute atdhetare edhe me familjet e dëshmorëve e heronjve të luftës së fundit.)Por, ky vërtet është një kalkulim i gabueshëm.Komunizmi, si ideologji dhe si praktikë, ka pësuar disfatë historike në gjithë botën, pra edhe në Kosovë e ndër shqiptarë dhe nuk ka më asnjë shans që të ringjallen as simbolet e tij.Komunizmi ka mbetur si mumia e Leninit në sheshin e Moskës – kufomë e pavarrosur, e cila provokon kërshërinë e shikuesve, por shumë më shumë ngjallë neverinë dhe tmerrin e tyre. Edhe bartësit e krimeve në emër të komunizmit ndër shqiptarë, në histori tashmë janë si mumia e Leninit. Ata kurrë nuk do të mund të vlerësohen si heronj, sepse kanë qenë thjesht kriminelë. Si të tillë duhet të trajtohen gjithkund, edhe në Kosovë. Pra, edhe Fadil Hoxha, i cili ishte zëvendëskomandant i kolonelit famëkeq, SavoDërleviqit, në drejtorinë ushtarake (8 shkurt 1945),kur ajo drejtori zbatoi masakrat e përbindshme kundër popullit shqiptar të Kosovës. Fadil Hoxha ishte edhe kryetari i parë i qeverisë kukull proserbe, menjëherë pasi Hoxha me bashibozukët e tjerë, e pranuan me turp në Kuvendin e Prizrenit (8-10 korrik 1945) me mbetjen e Kosovës nën Serbi. Fadil Hoxha ishte edhe nënkryetar i kriminelit JosipBrozTitos, qëështë përgjegjës për vrasjen/asgjësimin e 1.017.000 (një milionë e shtatëmbëdhjetë mijë) viktima gjatë regjimit të tij gjakatar(1944-1980.) Çka duhet më shumë për një drejtues ushtarak e politik, që të dyshohet për krime?

PKJ ishte organizatë kriminale, Tito ishte njëri nga kriminelët mëmonsturozë të shekullit XX

Krimet e kryera nga regjimet komuniste janë të llahtarshme në përgjithësi. Edhe krimet e kryera nëish Jugosllavi, nga regjimi komunist dhe të urdhëruara nga lideri komunist JosipBrozTito, janë të lemerishme. JosipBrozTito, si lideri absolut i regjimit komunist (kryeministër 1945-1953) president shteti (1953-1980), kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, komandant supreme i Forcave të Armatosura derisa vdiq në vitin 1980, llogaritet krimineli i pestë nërangimin ekriminelëve më të mëdhenj komunistë të shekullit XX, pas Stalinit, MaoCeDunit, Leninit dhe Pol Potit. Sipas disa përllogaritjeve që janë bërë deri sot, por që nuk janë definitive, gjatë regjimit komunist jugosllav, të drejtuar nga JosipBrozTito, në ish Jugosllavi janë vrarë, ose kanë vdekur nga ekspozimi kushteve çnjerëzore (në kampe, nga shpronësimi, etj.) 1.17 milionë njerëz! Vrasjet e këtyre njerëzve në gjithë hapësirat e ish federatës jugosllave, pra edhe në Kosovëe në viset e tjera shqiptare, janë realizuar me urdhra politikë nga kreu i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, i ka zbatuar armata jugosllave dhe agjencitë sekrete (OZN, UDB,VOS, KOS etj.) E sigurt është që edhe gjatë kohës sa vazhdonte lufta antifashiste e veçmas pas fitores së komunistëve, vrasjet janë bërësipjesë e politikave të planifikuara me detaje, për shkatërrimin e kundërshtarëve, madje edhe të atyre që ishin antifashistë por nuk ishin komunistë. Qëllimi final ishte marrja epushtetit me dhunë. Pra, ka qenë politikë e planifikuar dhe e kontrolluar me detaje nga kreu politikë. Të gjitha listat e hartuara të personave që janë torturuar e vrarë, e që u janë marrë pronat, janë miratuar në organet ekzekutive partiake e të sigurisë. Vitet e fundit në Kroaci, Slloveni po pjesërisht edhe në Serbi, kanë filluar të publikohen dokumente që hedhin dritë mbi këto politika kriminale e gjenocidale te Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe tëTitos e të krerëve të tjerë komunistë jugosllavë. Tashmë janë publikuar jo pak direktiva, urdhra, depesha, vendime gjykatash, që dëshmojnë se krimet janë kryer me paramendim, sipas planifikimeve politike tëPartisë Komuniste të Jugosllavisë dhe urdhrave direkte tëudhëheqjes së saj. Për shembull, personi i quajtur MirosllavHaramija, i cili kishte shërbyer si inspektor sanitar, për të penguar epidemitë në zonat kroate ku kryheshin masakrat, kishte lënë më vonë këtë dëshmi tronditëse: “Viktimat ishin tmerrësisht tëgjymtuara.Vendpushkatimet ishin përplot trupa njerëzish të copëtuar e të masakruar. Kokat u ishin prerë, ose u ishin copëtuar me sëpata, shumëve u ishte prerë gabzherri, u ishin prerë organet gjenitale dhe gjinjtë. Shumicës së viktimaveu janë nxjerrë organet e brendshme, kryesisht zemra, mëlçia dhe mitra, deri sa ishin ende gjallë”. Këso krimesh nuk janë bërë vetëm në Kroaci,po edhe në Slloveni, në Bosnjë e Hercegovinë, në Vojvodinë e në Kosovë, po nuk përjashtohet që kanë ndodhur edhe nënë Mal të Zi, në Maqedoni e, madje, edhe në Serbi. Edhe pse pas marrjes sëpushtetit me dhunë, regjimi komunist, nuk ka pasur opozitë të organizuar, prapëseprapë ka vazhduar likuidimet dhe vrasjet masive të kundërshtarëve realë, po edhe të atyre fiktivë.Goli Otoku ka qenë vetëm vazhdim i asaj politike kriminale të ushtruar nga regjimi komunist i Titos dhe kamarilës së tij, anekënd Jugosllavisë, pra edhe në Kosovë,që nga viti 1944.

Krimet e komunizmit duhet të dënohen edhe për një fakt tjetër: regjimi komunist jugosllav me Titon në krye, bënë tradhti edhe ndaj aleatëve perëndimorë, Britanisë sëMadhe dhe SHBA-ve, sepse me shkatërrimin e kundërshtarëve ideologjikë, edhe tëantifashisëtve, ata nuk lanë mundësi që të kishte zgjedhje të drejta e të lira pas luftës. Ata e futën shtetin në vathën e Stalinit, duke ia kundërvënë për shumë kohë Perëndimit.

Me çfarë metodash i kryen komunistët jugosllavë krimet e tyre

Tipologjia e metodave dhe mjeteve me të cilat regjimi komunist jugosllav ka kryer krimet, dëshmon se PKJ-ja ishte një organizatë kriminale dhe strukturat e saj shtetërore poashtu ishin struktura kriminale. Edhe ushtria jugosllave e udhëhequr nga kreu komunist mori që nga fillimi tiparet e një organizate tipike terroriste, përçka ka dëshmi të shumta. Ndërsa, agjencitë që u krijuan prej PKJ-ja që nga viti 1944 (OZN-a), 1946 (UDB-a, VOS- KOS) ishin që nga fillimi të strukturuara si organizata terroriste, për likuidim të kundërshtarëve, vrasje në masë, plaçkitje, terror.Kaq shumë ishte krimi komunist i legjitimuar, saqë komunistët jugosllavë e kanë përjetësuar edhe në shtypin e vet, duke treguar metodat që përdoreshin për shkatërrimin e ”armiqve të popullit”.

Një anëtar i OZN-as, shumë vite më vonë, ka dhënëedhe këtë dëshmi: “Kishte raste kur në burg u përdridhej qafa, u thyheshin këmbët, goditeshin me tyta pushkës në brinjë dhe me kondak në shpatulla, rriheshin me gjithfarë mjetesh, u nxirreshin dhëmbët, u bëhej shoku elektrik, dërrmoheshin me uri. Pas këtyre torturave, ata njerëz i dërgonin në vendpushkatime, të gjymtuar nga torturat dhe elektriciteti, me sy të nxjerrë e të ngjashme”.VetëAleksandër Rankoviqi, sipas gazetës Politika në një raporttëparaqitur në Kuvendin e Beogradit, më vitin 1951 deklaronte: “Nëpër burgje tona në vitet 1945-1951 kanë kaluar 3.777.776 të burgosur, ndërsa i likuiduam 586.000 armiq të popullit”.

Në mesin e atyre të burgosurve dhe atyre të vrarëve/të masakruarve, ka pasur edhe me mijëra shqiptarë, që nga ata që u dërguan për t’u likuiduar në Tivar, ata që i zhdukën në frontet e Sremit, ata që i vranë në luftë kundër Shaban Polluzhës e kundër LNDSH-së, ONDSH-së eme mijëra të tjerë që thjesht i morën nga shtëpitë e tyre dhe i vranë pa gjyq.

Për ata mijëra shqiptarë të masakruar e të vrarë nga armata jugosllave, nga OZN-a, UDB-a e KOS- më vonë, udhëheqësit komunistë shqiptarë të Kosovës, minimalisht bartin përgjegjësi objektive. Ata kanë qenë në pozita drejtuese, ndërsa i kanë mbyllur sytë para terrorit që ushtrohej mbi bashkëkombësit e tyre. Fatkeqësisht, shumë prej tyre kanë marrë pjesë aktivisht dhe me entuziazëm revolucionar në ato masakra dhe vrasje masive. Fjala vjen, Fadil Hoxha personalisht ka urdhëruar fillimin e goditjes së vullnetarëve të Shaban Pollluzhës, në cilësinë e komandantit të Shtabit Operativ të Kosovës. Në urdhrin e Fadil Hoxhëstheksohej që armikut “t’i shkaktohen sa më shumë viktima”, pra urdhërohej që të vriteshin sa më shumë shqiptarë. Për këso arsyesh, vërtet, pa një proces të gjerë, kurrë nuk do të merret vesh e vërteta për krimet e komunizmit edhe në Kosovë. Nëse nga viti 1945 deri në vitin 1951 në ish Jugosllavi janë burgosur 3.777.776 të burgosur, ndërsa janë vrarë586.000 “armiq të popullit”, sikundër e pranonte publikisht Rankoviqi, nuk ka të dhëna eksplicite sesajanë burgosur e sa janë vrarë deri në vitin 1966, kur shkarkohet nga posti AleksanderRankoviqi. Por, me siguri janë edhe shumë. Dhe aq më pak dihetse sa janë vrarë, sa janë burgosur e sa janë dëbuar me dhunë nga Kosova.Dhe, ajo qëështë e hidhur edhe më shumë, janë me mijëra shqiptarë, që janë të zhdukur dhe kurrë nuk u janë gjetur eshtrat deri sot. Metoda e zhdukjes së kufomave është aplikuar masivisht nga kriminelët komunistë jugosllav. Kjo metodëçnjerëzoreështë përdorëedhe nga fashistët serbë në luftërat e fundit në ish Jugosllavi. Është përdorur gjerësisht edhe në Kosovë.