Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

Arkeologët izraelitë kanë gjetur një xhami të lashtë në fshatin beduin Rahat, në shkretëtirën Negev, që daton nga shekulli i 7-të deri në shekullin e 8-të të erës sonë, e cila “hedh dritë mbi konvertimin e zonës nga krishterimi në islam”, tha Autoriteti Izraelit i Antikiteteve(IAA).

Mbetjet e xhamisë, që besohet të jenë më shumë se 1200 vjet të vjetra, u zbuluan gjatë punimeve për ndërtimin e një lagjeje të re në Rahat, sipas IAA.

Xhamia përbëhet nga “një dhomë katrore dhe një mur me pamje nga Meka”, me një kamare gjysmërrethore të lutjes – mihrabi – me pamje nga jugu, thuhet në deklaratë.

“Këto tipare unike arkitekturore tregojnë se ndërtesa është përdorur si xhami dhe ndoshta mund të strehojë disa dhjetëra besimtarë,” tha një arkeolog për AFP.

Jo shumë larg xhamisë u zbulua një “ndërtesë luksoze” me mbetje enësh dhe objekte qelqi që tregojnë statusin e pasur të banorëve të saj, shton IAA.

Tre vjet më parë, autoritetet gërmuan një xhami tjetër të së njëjtës epokë, nga shekulli i shtatë deri në shekullin e tetë të erës sonë. Ata arritën në përfundimin se dy vendet islame të adhurimit ishin “ndër më të hershmet e njohura në botë”.

Xhamitë, pronat dhe shtëpitë e tjera të gjetura aty pranë tregojnë për një “proces historik që ndodhi në Negev verior me futjen e Islamit … duke trashëguar sundimin e mëparshëm bizantin dhe fenë e krishterë që sundoi vendin për qindra vjet,” tha IAA.

Sundimi musliman i zonës pasoi në gjysmën e parë të shekullit të shtatë. /tesheshi.com/