Izraeli vazhdon me arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Izraeli vazhdon me arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të okupuar kanë arrestuar 18 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite përmes një deklarate thotë se forcat e sigurisë mbrëmë organizuan aksione në disa lokacione në Bregun Perëndimor, ku u arrestuan 18 palestinezë, me pretendimin se dyshohen se kanë marrë pjesë në përdorimin e dhunës kundër civilëve hebre. Palestinezët u morën për pyetje.

Forcat izraelite shpesh arrestojnë palestinezët nën akuza të ndryshme në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Personat e ndaluar, duke përfshirë gratë dhe të miturit, pasi dërgohen në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, shpesh kalojnë disa ditë në paraburgim.

Të dhënat zyrtare nga pala palestineze tregojnë se rreth gjashtë mijë palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, duke përfshirë 430 në paraburgim administrativ dhe 270 të mitur.