` . Izraeli shpreson se Corbyn do të humbasë zgjedhjet në Britani - TV SHENJA

Izraeli shpreson se Corbyn do të humbasë zgjedhjet në Britani

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Yisrael Katz, është shprehur se shpreson që Jeremy Corbyn, lideri i Partisë Laburiste në Britani të Madhe, të jetë humbës në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit, transmeton AA.

“Nuk do të ndërhyj në zgjedhjet e brendshme por unë personalisht shpresoj që ai të mos zgjidhet, me gjithë këtë valë të anti-semitizmit. Shpresoj që pala tjetër të fitojë”, tha Katz për radion e ushtrisë izraelite.

Corbyn vazhdimisht ka mohuar pretendimet e anti-semitizmit në radhët e partisë së tij, pretendime që vijnë nga Izraeli dhe brenda Britanisë, por është zotuar se nëse fiton në zgjedhjet e përgjithshme, Mbretëria e Bashkuar do ta njohë Palestinën si shtet sovran.

Në rast se Corbyn fiton, ministri izraelit Katz tha se “liderët nuk hedhin poshtë ose nuk dëmtojnë interesat e vendit të tyre, por, sigurisht që Izraeli do të diskutojë gjërat nëse kjo ndodh”.