Izraeli planifikon ndërtimin e vendbanimit të ri në Betlehem

Izraeli planifikon ndërtimin e vendbanimit të ri në Betlehem

Autoritetet izraelite planifikojnë ndërtimin e vendbanimit të ri ilegal hebre në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton AA.

Gazeta izraelite “Haaretz” lajmëron se autoritetet dikasteriale izraelite tashmë kanë dhënë leje për ndërtimin e vendbanimit të ri në sipërfaqe prej 1.200 dynym.

Vendbanimi i ri do të vendoset mes lagjes ekzistuese hebreje Efrat dhe periferisë jugore të Betlehemit.

Burimi i njëjtë lajmëron se Betlehemi në këtë mënyrë plotësisht do të rrethohet me vendbanime ilegale hebreje.

Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit Lindor janë ndërtuar 196 vendbanime hebreje me leje të qeverisë izraelite si dhe rreth 200 të tilla pa leje. Në këto vendbanime jetojnë 640.000 kolonë hebrenjë.

Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor sipas të drejtës ndërkombëtare cilësohen si territore të pushtuara, ndërsa të gjitha vendbanimet që Izraeli i ndërton janë ilegale dhe paraqesin një nga kontestet më të mëdha në konfliktin palestinezo-izraelit.