Ivanovska: Antikorrupsioni ka vërejtje për mënyrën në të cilën është zgjedhur shefi i ri i PTHP NKOK

Ivanovska: Antikorrupsioni ka vërejtje për mënyrën në të cilën është zgjedhur shefi i ri i PTHP NKOK

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) ka vërejtje për mënyrën në të cilën u zgjodh njeriu i parë i Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK), deklaroi sot kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, duke cekur se ajo që në opinion dolën fotografi të shefit të ri të Prokurorisë Islam Abazi me njerëzit e parë të BDI-së, lë hapësirë të besohet se “ka ekzistuar ndonjë ndikim”.

“Të shpresojmë se shefi i ri i Prokurorisë do t’i qëndrojë në rrugë krimit dhe korrupsionit, megjithatë, gjithsesi kemi vërejtje për mënyrën në të cilën u zgjodh. Çdoherë kërkohen mekanizma për zgjedhje më të mirë, ja tani jepet mundësia të gjithë prokurorët në mënyrë demokratike të votojnë dhe kjo është në rregull. Nga ana tjetër, sipas meje, u harruan kriteret për cilësi të vlerësimeve që i jep Këshilli i prokurorëve publik dhe Programit për punë, e tërë ato janë elemente që do të jepnin pasqyrë më të qartë se për cilin njeri bëhet fjalë, çfarë prapavije ka në pjesën e tij profesionale të punës. Një pasqyrë e tillë do të ishte më e plotë për ne”, deklaroi Ivanovska.

Kryetarja e KSHPK-së thotë se nuk mund të thonë nëse dikush u ka imponuar prokurorëve se si të votojnë, megjithatë, siç tha, në mungesë të disa kritereve, lihet hapësirë të mendojnë se ka ekzistuar ndonjë ndikim.

“Në mungesë të të gjitha këtyre gjërave që i numërova, mbetën fotografitë me njerëz të afërt në parti, që lë hapësirë të besojmë se ka ekzistuar ndonjë ndikim. Nëse ai është njeri me integritet, mund të luftojë dhe të dëshmojë se është ai që do ta rregullojë Prokurorinë. Në të vërtetë, duhet t’i japim hapësirë njeriut, por pasqyra deri më tani nuk është e volitshme. AI duhet të investojë shumë më tepër energji në mënyrë që të dëshmojë se ka integritet dhe ka energji të luftojë me korrupsionin”, tha Ivanovska.

E pyetur nëse KSHPK do të reagojë për mungesën e kritereve që i ceki, Ivanovska tha se ata gjithsesi bëjnë kontroll të antikorurpsionit në legjislaturë.

“Përgatitëm edhe disa vërejtje në raport me ligjin, tani nuk kemi çka të reagojmë sepse gjithçka është sipas ligjit, por do të reagojmë në drejtim të përmirësimit të kritereve për zgjedhje të prokurorit publik, njeriut të parë të kësaj prokurorie, sepse kjo është kyçe. Ky duhet të jetë diçka e ngjashme me atë që ishte PSP-ja, diçka që me të vërtetë duhet t’i zbatojë të gjitha lëndët të cilat kanë të bëjnë me korrupsionin e lartë. Nevojitet energji e re e cila do të jetë vendimtare”, potencoi Ivanovska.