Ivanov: Publikimi i Ligjit për Gjuhët është kundërkushtetues

 

Lidhur me publikimin  e  Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Gazetën Zyrtare dhe pa nënshkrimin dhe dekretin e Presidentit, ka reaguar ky i fundit duke i quajtur këto veprime si antikushtetuese dhe antiligjore, raporton Tv SHENJA.

Deklarata me shkrim të presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov:

“Mbrëmë vonë e patëm mundësinë që ta shohim fytyrën e vërtetë të koalicionit qeveritar të LSDM-së dhe BDI-së që e konsiderojnë si proevropiane. Publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Gazetën Zyrtare pa nënshkrim dhe dekretin nga ana e presidentit të RM-së janë antikushtetuese. Me sjelljen e këtyre dy ligjeve në Gazetë zyrtare është shkelur neni 75 nga Kushtetuta e RM-së, ndërsa publikimi i ligjeve është e padrejtë dhe të paligjshme dhe përbën bazë për ndjekje penale. Ky është moment që do të tregojë nëse në Maqedoni ekziston Gjykata Kushtetuese, a funksionon prokuroria, a ka gjyqësor të pavarur dhe a ekziston sundimi i së drejtës. Pyetemm, nëse përfaqësuesit e lartë të bashkësisë ndërkombëtare, që e mbështesin këtë koalicion qeveritar, do të paraqiten dhe do ta mbështesin këtë mënyrë të sjelljes së ligjeve?  A do t’i mbështesin këto precedente, të cilët bartin pasoja të padurueshme dhe dëmtojnë ligjin dhe sundimin e ligjit dhe nëse këto precedentë zbatohen në vendet e tyre?”. /SHENJA/