ITSHKSH: Edhe “Zoja e Shkodrës” i hapi dyert për Institutin

ITSHKSH:  Edhe “Zoja e Shkodrës” i hapi dyert për Institutin

“Java kulturore shqiptare në SHBA” të dielën ka vazhduar në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju-Jork.
Pas meshës në gjuhën shqipe, në sallën “Nëna Tereze”, nën moderimin e Sekretarit Shkencor, Dr. SeferTahiri, u bë promovimi i revistës “Drita e Gonxhes I”, si dhe i veprave “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza” e autorëveSkenderAsani, NoraMaliqi – Zylali dheAlbertRamaj, “Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze: E desha tjetrin me dashurinë e Hyjit” dhe “Letra të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze” të dyja të autorit Anton Nikë Berisha, si dhe “Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë Terezën” nga ZefNoka.
Me këtë rast, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Dr. SkenderAsani, pasi bëri një përshkrim të punës së Institutit, theksoi se: “Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork këtë të diel ishte në shërbim të dyfishtë – edhe në shërbim të besimtarëve të cilën kishin ardhur ta dëgjonin meshën e rregullt të së dielës, por edhe në shërbim të aktiviteteve tona kulturore e shkencore, që i kemi filluar këtu në SHBA nga data 19 dhe do të përfundojnë më 26 shtator.” Pastaj, duke bërë përshkrimin e veprimtarisë hulumtuese-shkencore, ai në veçanti u ndal në punën që e bën Instituti me Departamentin e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë”, duke e veçuar manifestimin “Drita e Gonxhes”, që organizohet çdo vit, si dhe duke i përmendur titujt që sivjet kanë dalë nga ky departament. “Nëna Tereze i përket gjithë botës, ajo është përtej, ndërsa Gonxhja është e jona, është shqiptare dhe është shkupjane”, përfundoi ai.
Të pranishmëve iu drejtua edhe IzmitNura – zëvendësdrejtor në Agjencinë e Emigracionit ët Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili foli për punën që e bëjnë institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë për avancimin e bashkëpunimit me mërgatën tonë. Veç tjerash, ai e përgëzoi komunitetin katolik shqiptar edhe për bustin e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, që është ngritur në oborrin e kësaj kishe.
Hulumtuesi shkencor, Dr. Zeqirija Ibrahimi, foli për veprimtarisë botuese të Institutit, duke i veçuar botimet e fundit që kanë të bëjnë me Nënën Tereze dhe kontributin e katolikëve shqiptarëve për çështjen shqiptare. Me këtë rast ai përdori një alegori, duke thënë se: “Ashtu siç e ruan denbabaden një familje myslimaneçelësin e Kishës së Krishtit një Jerusalem, po ashtu edhe ne shqiptarët myslimanë të Shkupit, të organizuar institucionalisht dhe profesionalisht rreth Institutit, kujdesemi për trashëgiminë e Nënës Tereze”.
Në fund drejtori i Institutit, Dr. SkenderAsani i ndau mirënjohje famullitarit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, Dom DomPjetërPopaj, të cilit ia dhuroi një boçe të praruar në ar nga bredhi i Nënës Tereze, të cilin ajo e kishte mbjellë në Shkup gjatë vizitës së saj të fundit në vitin 1980. Me dhuratë të tillë u nderuan edhe veprimtarët e dalluar të çështjes shqiptare në SHBA, z. Marjan Cubin dhe z. MëhillGjuraj.