` . Italia i kërkon BE-së që të marrë masa kundër Pfizerit për shkak të vonesave të vaksinave - TV SHENJA

Italia i kërkon BE-së që të marrë masa kundër Pfizerit për shkak të vonesave të vaksinave

Italia i ka kërkuar të martën Komisionit Evropian që të marrë masa kundër kompanisë Pfizer për shkak të vonesave në dorëzimin e dozave të vaksinave anti-COVID të cilat kishte premtuar.

Komisari special i Italisë ka dërguar letër në Bruksel, një ditë pasi Roma dërgoi një letër formale duke paralajmëruar kompaninë amerikane Pfizer për të respektuar marrëveshjet kontraktuale.

Pfizeri ka thënë se do të kompensojë këtë me ndryshime në prodhim që do të bëhen.

Lëvizja ka rritur tensionet mes Evropës dhe kompanisë amerikane Pfizer. Më herët edhe BE-ja ka paralajmëruar me masa ligjore.

Në Itali në 24 orët e fundit kanë vdekur 541 persona nga COVID-19.