Istanbulsport e Valon Ethemit një hap larg inkuadrimit në Superligën e Turqisë

Istanbulsport e Valon Ethemit një hap larg inkuadrimit në Superligën e Turqisë

Skuadra e Istanbulspor aty ku luan reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi është një hap larg inkuadrimit në Superligën e Turqisë. Istanbulspori është kualifikuar në finalen e plej of-it, pasi në gjysmëfinale eliminoi Erzurumsporin me shifra të përgjithsme 4:3 nga të dyja ndeshjet e luajtura. Në ndeshjen e dytë të luajtur sot, Istanbulspori humbi me rezultat 0:1, por falë suksesit 4:2 në transfertë merr biletën për në finale, aty ku do të takohet me Badirmasporin që eliminoi në anën tjetër Eyupsporin.

Valon Ethemi përdallim nga ndeshja e parë gjysmëfinale që shënoi një supergol dhe dhuroi një asist edhe në ndeshjen e sotme regjistroi një paraqitje të super të mirë në fushë, por kishte edhe një epizod të hidhur. Reprezentuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut pësoi një lëndim nga një start brutal i një mbrojtësit kundërshtar, ndërsa serioziteti i dëmtimit mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të jetë gati për finalen. Ethemi për momentin nuk ka ndonjë dëmtim brenda këmbës, përveç pjesës së jashtme që ka disa çarje të lëkurës nga takat e kundërshtarit.