` . Islanda hap dyert: Të vijnë turistët me covid! - TV SHENJA

Islanda hap dyert: Të vijnë turistët me covid!

Pasi arriti ta menaxhonte me sukses valën e parë të Covid 19 në pranverë, Islanda u bë një prej vendeve të parë në botë që rihapën dyert për vizitorët në muajin qershor dhe i testoi të gjithë të ardhurit për koronavirusin.

Pas një vale të dytë të sëmundjes megjithatë, ajo I ashpërsoi masat edhe mbi udhtëraët nga përtej kufijve, të cilët u detyruan të bënin testin dhe të karantinoheshin për pesë ditë.

Por që nga 10 dhjetori, autoritetet islandeze kanë vendosur të ndryshojnë strategji. Ata do të lejojnë të hyjë cdo turist qe deshmon se e ka kaluar koronavirusin dhe periudhën e izolimit.

Ndonëse pavarësisht stduimeve të shumta ende nuk dihet me saktësi të plotë sesa zgjat imuniteti nga kjo sëmundje, rastet e riinfektimit nëpër botë kanë qenë tejet të rralla.

Autoritetet islandeze të shëndetësisë kanë dalë në përfundimin se njerëzit të cilët janë prekur nga virusi dhe e kanë kaluar tashmë sëmundjen, nuk përbëjnë më rrezik për përhapjen e saj. /Top Channel/