Islam Abazi ka bërë betimin dhe ka marrë detyrën nga Villma Ruskovska

Islam Abazi ka bërë betimin dhe ka marrë detyrën nga Villma Ruskovska

Shefi i ri i Prokurorisë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NJKOK), Islam Abazi, sot ka dhënë betimin para Këshillit të Prokurorëve Publikë, ndërsa më pas ka marrë detyrën në hapësirat e prokurorisë nga Vilma Ruskovska.

Me rastin e dorëzimit të zyrës, Abazi dhe Ruskovska diskutuan për punën e mëparshme të prokurorisë dhe për punën e ardhshme.

Abazi u prononcua lidhur me fotografitë që u publikuan në rrjetet sociale në shoqërim me Nevzat Bejtën e BDI-së, duke thënë se pëlqen gjahun dhe shëtitjen në vendet malore, ndaj i ka rastisur të takoeht edhe me Bejtën

Islam Abazi zëvendëson Ruskovskën pasi fitoi 66 vota ose vetëm dy më shumë se prokurori i Shkupit Ermon Neziri në zgjedhjet e menjëhershme të 7 nëntorit, të cilat u organizuan sipas Ligjit të ri për Prokurorinë Publike.