ISHP: Janë regjistruar 281 të sëmurë nga gripi

Gjatë javës së kaluar (nga 7 janar e deri në 13 janar) janë regjistruar 281 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 43,4 për qind krahasuar me javën para kësaj kur ishin regjistruar 196 raste, theksohet në raportin që në faqen e tij të internetit e ka publikuar Instituti i Shëndetit Publik.

Numri i personave të paraqitur këtë javë është më i vogël për 34,3 për qind krahasuar me javën e dytë të sezonit të kaluar kur ka pasur 428 të sëmurë. Aktiviteti i virusit të gripit është nën nivelin sezonal, gjegjësisht ende nuk ka arritur pragun në hyrje të sezonit të gripit.

Numër më i madh i të sëmurëve (198) janë paraqitur në grupmoshën më të rritur prej од 15-64 vjet, ndërsa indidencë më të lartë prej 26,7 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët të moshës deri në katër vjet. Numër më i madh është paraqitur nga rajoni i Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë (39), ndërsa incidencë më të lartë (104,5 në 100.000 banorë) është regjistruar në Njësinë rajonale Dibër.

Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 1.695.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për Shëndet Elektronik, janë vaksinuar 19.942 persona me vaksina falas kundër gripit sezonal (persona më të moshuar se 65 vjet me pension mesatar, nën mesatar apo pa të ardhura), gjegjësisht 71,2 për qind nga numri i përgjithshëm të vaksinave të furnizuara . Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 14.095 persona apo 72,9 për qind janë me histori të sëmundjeve kronike.