Ish-zyrtari i lartë i FBI-së hetohet për lidhje me Rusinë, përmenden edhe Kosova e Edi Rama

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së hetohet për lidhje me Rusinë, përmenden edhe Kosova e Edi Rama

Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për kontaktet e fushatës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.

Këtu përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe lidhjet e tij me ish-zyrtarin e lartë.

Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga BusinessInsider, avokatët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe që të shqyrtojë sjelljen e Charles McGonigalit, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në New York City.

Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte se çfarë po hetonte juria ose nëse hetimi mbeti në vazhdim. Por një thirrje dëshmitari e siguruar nga Insideri duket se tregon se qeveria, pjesërisht, po shqyrtonte marrëdhëniet e biznesit të McGonigalit me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus i cili ishte në qendër të akuzave se Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trumpit për ndërhyrjeje në zgjedhjet e 2016-ës.