Ish-komandanti i UÇK-së përshëndet nga Haga (Video)

Ish-komandanti i UÇK-së përshëndet nga Haga (Video)

Ish komandanti i UÇK-së për zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, është duke qëndruar në Hagë të Holandës me ftesë të Prokurorisë Speciale.

Klan Kosova ka siguruar një video ku ai shihet i buzëqeshur duke përshëndetur dikë jashtë ndërtesës ku po qëndronte gjatë pauzës, pas intervistimit për më shumë se dy orë. Mustafa u mor në pyetje nga Prokurori Special, në praninë e avokatit mbrojtës Arianit Koci.

Tashmë ka filluar pjesa e dytë e intervistimit maratonik të tij.

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është edhe zyrtarisht personi i parë që po intervistohet nga Gjykata Speciale.