Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton pranon se kishte planifikuar grusht shtete në vendet e huaja

Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton pranon se kishte planifikuar grusht shtete në vendet e huaja

John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pranoi të martën se ishte i përfshirë në planifikimin e grusht shteteve në vendet e huaja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bolton zbuloi këto informacione befasuese gjatë një interviste me prezantuesin e CNN, Jake Tapper ndërsa fliste për sulmin e 6 janarit 2021 nga mbështetësit e Trumpit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së, duke vënë në dukje se është e gabuar të pretendohet se Trump orkestroi një “grusht shteti të planifikuar me kujdes kundër Kushtetutës” atë ditë.

“Gabim është, siç kanë thënë disa njerëz, përfshirë ata në Komitet (Dhomën e Përfaqësuesve), se ky ishte një grusht shteti i planifikuar me kujdes për të rrëzuar Kushtetutën. Donald Trump nuk vepron kështu” tha ai, duke iu referuar komisioni për hetimin e ngjarjeve të 6 janarit.

Bolton tha se sulmi ndaj Kongresit ishte rezultat se ish-presidenti i atëhershëm Trump ‘mori në thua’ nga një ide në tjetrën.

“Si dikush që ndihmoi në planifikimin e një grushti shteti, jo këtu, por, e dini, në vende të tjera, duhet shumë përpjekje. Dhe ai nuk e bëri këtë”, tha Bolton, duke shtuar:

“Përfundimisht ai i lejoi protestuesit në Kapitol. Nuk ka dyshim për këtë. Trump nuk e bëri këtë për të përmbysur Kushtetutën, ai e bëri këtë për të blerë pak kohë për t’i rikthyer gjërat në nivelin shtetëror për të provuar zgjidhjen e problemit”.

Ai më vonë përmendi Venezuelën si shembull në librin e tij dhe tha: “Në libër shkrova për (grushtin e shtetit në) Venezuelën dhe doli se nuk ishte i suksesshëm”.

Sulmi në Kapitol ndodhi më 6 janar 2021, kur një grup i madh protestuesish që mbështesnin presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Trump, sulmuan ndërtesën, duke djegur barrierat e sigurisë dhe duke pushtuar pjesë të ndërtesës për disa orë.

Trazirat u nxitën nga komentet që Trump bëri në një tubim të mëparshëm. Hyrja ndërpreu seancën e përbashkët të Kongresit ku po numëroheshin votat e Kolegjit Zgjedhor për të konfirmuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, dhe çoi në evakuimin dhe mbylljen e ndërtesës.

Përleshjet që pasuan lanë të vdekur disa persona ndërsa Trump u akuzua për nxitje të dhunës vdekjeprurëse.