` . Isa Mustafa infektohet me virusin COVID-19 - TV SHENJA

Isa Mustafa infektohet me virusin COVID-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Mustafa ka thënë se përveç një plogështie, nuk vëren ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor, transmeton Telegrafi.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.  Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”.