Irani planifikon ta furnizojë Rusinë me dronë, paralajmëron ShBA

Irani planifikon ta furnizojë Rusinë me dronë, paralajmëron ShBA

Irani planifikon të furnizojë Rusinë me qindra dronë për luftën në Ukrainë, disa me aftësi luftarake, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, tha se informacionet që kanë sugjerojnë se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për përdorimin e dronëve.

Ai shtoi se ishte e paqartë nëse Irani i kishte dorëzuar ato ende.

Dronët kanë qenë pjesë përbërëse e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, duke u përdorur nga të dyja anët.

Vetëm javën e kaluar, Ukraina bëri thirrje për donacione të mijëra dronëve për të ndihmuar përpjekjet e saj në luftë.

Sullivan shtoi se inteligjenca e ShBA-së mbështet qëndrimin se sulmi i Rusisë në Ukrainën lindore “po vjen me një kosto për ruajtjen e armëve të veta”.