Irani konfiskon një anije të huaj që transportonte “karburant kontrabandë” në Gjirin Persik

Irani konfiskon një anije të huaj që transportonte “karburant kontrabandë” në Gjirin Persik

Irani ka konfiskuar një anije të huaj dhe ndaloi 7 personat në anijen e cila pretendohet se “transportonte karburant kontrabandë” në Gjirin Persik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane IRNA, mësohet se komandanti i Rajonit të Dytë të Forcave Detare të Ushtrisë së Gardës Revolucionare, Ramazan Zirahi ka deklaruar se një operacion është ndërmarrë ndaj një anijeje që transportonte karburant kontrabandë në Gjirin Persik.

Ai tha se si rezultat i operacionit që Ushtria e Gardës Revolucionare ka ndërmarrë në një distancë 60 milje nga brigjet e Iranit, në anije janë konfiskuar 757 mijë litra karburant kontrabandë dhe se në kuadër të kësaj janë ndaluar 7 persona me kombësi të huaj në anije.

Theksohet se Zirahi nuk ka dhënë informacione lidhur me kombësinë e ekuipazhit të ndaluar.