Interi triumfon me goleadë ndaj Bolonjës

Interi triumfon me goleadë ndaj Bolonjës

Inter ka shkatërruar 6-1 Bolonjën në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Serisë A.

Miqtë e drejtuar nga Tiago Mota, kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të, ndërkohë që interistët përmbysën gjithccka në pjesën e parë me Xhekon, Dimarkon dhe Lautaro Martinez.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-1. Ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Interi shënoi edhe 3 herë të tjera me Dimarkon, Çalhanoglu dhe Gosens.