Interi fiton lehtësisht ndaj Salernitanas

Interi fiton lehtësisht ndaj Salernitanas

Interi ka shënuar lehtësisht fitore në shtëpi, duke e mposhtur Salernitanan me rezultat të pastër 2:0.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.
Ishte Lautaro Martinez që shënoi golin e parë në minutën e 14-të, pas asistimit nga Barella.

E pas asistimit, Barella edhe shënoi në minutën e 58-të, duke e vulosur një paraqitje të mirë nga ana e tij.

Me këtë fitore, Interi tani shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e shtatë në tabelë, gjashtë më pak se lideri, Atalanta.